Prokuroria të hetojë ndotjen e ujit në vitin 2021, rreth 400 denoncime nga banorët për ndotjen e ujit

Nga D V
596 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 korrik, Zhurnal.mk – As policia dhe as Prokuroria Publike në Gostivar nuk përgjigjen nëse janë duke hetuar rastin e ndotjes së ujit në Gostivar në vitin 2021, gjatë të cilit vit, pati rreth 400 denoncime për ujin e pijshëm, por nuk dihet nëse janë ndërmarrë masa dhe çka është ndërmarrë. Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, thonë se denoncim të atillë tek SPB nuk ka pasur, ndërsa topin e hedhin tek prokuroria, e cila, sipas SPB-së, ka kompetencat e hetimit të rastit në fjalë. U drejtuam edhe tek prokuroria, nga ku topin e kthyen tek Sektori i Punëve të Brendshme. Nga Prokuroria Publike thonë se këtë informatë duhet kërkuar nga policia në Tetovë, drejtoria e Gostivarit, për të parë nëse ka pasur apo jo denoncime nga qytetarët, raporton Alsat, transmeton Zhurnal.

“Ashtu siç u informuam në mbledhjen e fundit është duke u hetuar lënda për ndotjen e ujit të pijshëm, si dhe ndërtimi i ujësjellësit. Për rastet e njëjta, kemi kërkuar gjitha dokumentet nga ndërmarrja Publike e Gostivarit dhe një pjesë e tyre tashmë janë në Prokurori, por priten edhe disa dokumente të tjera. Për rastin në fjalë, nuk ka ndonjë element të atillë, por do të shihet dokumentacioni dhe në rast se ka do kryhet hetim”.- u shpreh një burim nga Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit.

Lënda për ujin e pijshëm po hetohet;
Janë kërkuar të gjitha dokumentet e nevojshme
Nuk ka element për kallëzime paraprake;
Ditë më parë kryeministri Hristijan Mickoski kërkoi nga Prokuroria Publike që të kthen fazën e hetimit nga viti 2021 kur sipas tij kishte mbi 400 denoncime për ujë të pijshëm në institucionet e Gostivarit, duke përfshi edhe Institutin e Shëndetit Publik, gjatë mandatit të Arben Taravarit si kryetar komune dhe Venko Filipçes si ministër i Shëndetësisë.

Burime të Alsat brenda organit të akuzës thonë se janë sekuestruar të gjitha dokumentet dhe provat që mund të ndërlidhet me ujin për pije në vitet e fundit nga ndërmarrja Publike Komunale “Komunalec” e Gostivarit, dhe lënda është duke u hetuar edhe për ndërtimi e ujësjellësit. Në rrethana jo zyrtare mësohet se së shpejti hetuesia do të dalë me hollësi nga hetimi i zgjeruar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër