Prokurorja: Naim Murseli ishte bashkëshorti dhe njëkohësisht xhelati i Liridona Ademajt

Nga D. V.
129 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 prill Zhurnal.mk – Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq, ka deklaruar se i akuzuari Naim Murseli ishte bashkëshorti dhe njëkohësisht xhelati i Liridona Ademajt, duke theksuar se krimi është karakterizuar nga egërsi dhe mizori, raporton Ekonomia Online.

Ajo këto komente i bëri në fjalën përfundimtare në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, duke shtuar se gjatë procesit gjyqësor janë sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti.

Ajo tha se procesi gjyqësor ka sqaruar plotësisht ngjarjen e 29 nëntorit 2023, ku Liridona Ademaj u vra në prani të dy fëmijëve të saj të mitur.

“Pas zhvillimit të procedurës së provave ku janë paraqitur të gjitha provat materiale të grumbulluara në procedurën hetimore janë marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët që kishin njohuri që kishin njohuri në lidhje me veprën penale që është lëndë e kësaj procedure si dhe paraqitjes së mbrojtjes nga ana e të akuzuarve. Ngadalë po e përmbyllim këtë proces gjyqësor i cili ka sqaruar një krim makabër, vrasjen e Liridona Ademajt. Të kryer me datë 29.11.2023 para djemve të saj të mitur të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale i kanë pasur 4 edhe 6 vjet. Nëse e keni dëgjuar mirë po e ceki vrasjen e Liridona Ademajt Murseli. Edhe pse mediat gjatë raportimeve për këtë rast çdo herë raportojnë për të vrarën Liridona Ademajt. Pyetim se pse? Pikërisht për shkak të egërsisë dhe mizorisë së treguar gjatë vrasjes së saj si dhe për dinakrinë dhe qëndrimin pas vrasjes të bashkëshortit të saj dhe njëkohësisht edhe xhelatit të akuzuarit të parë Naim Murselit”, tha ajo.

Prokurorja theksoi se gjatë procesit janë administruar prova materiale dhe janë dëgjuar të gjithë dëshmitarët, të cilët sipas saj kanë konfirmuar deklaratat e dhëna në fazën hetimore.

“Kjo procedurë gjyqësore ka qenë e ndarë në tri faza. Faza e parë fjala hyrëse dhe marrja në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga prokurori ka treguar se të gjithë dëshmitarët i kanë përsëritur deklaratat që i kanë dhënë në procedurën hetimore. Edhe në këtë fjalë përfundimtare do të fokusohemi në fakte që janë paraqitur nga dëshmitarët në rrethanat dhe faktet të cilat janë cekur në shqyrtimin gjyqësor e jo në procedurën paraprake”, tha ajo.

Ajo veçoi dëshminë e vëllait të viktimës, duke theksuar se deklarimet e tij dhe provat e tjera kanë ndihmuar në ndriçimin e rastit.

“Vëllau i Liridonës, Leonardi, i cili ka dëshmuar që gjatë një vizite të fëmijëve në Suedi djali më i madh në prani të psikologut ka thënë “hajni e futi dorën dhe i bëri mamit bam”, gjithashtu Leonardi ka dëshmuar që fëmijët qartë e kanë sqaruar çështjen dhe nuk dëshirojnë që të komunikojnë me babain e tyre dhe që i refuzojnë të gjitha thirrjet telefonike që i ka mundësuar qendra për punë sociale në Suedi. Gjatë dëshmisë Leonardi ka dëshmuar edhe faktin që fëmijët kanë dëgjuar për këtë se kur është vrarë Liridona Naimi e ka mbajtur Liridonën në njërin krah, gjë që ka vërtetuar edhe dëshmitari, eksperti i mjekësisë ligjore i cili e ka kryer autopsinë e trupit tani të ndjerës Liridona. Duke theksuar që anën e majtë të shpatullës ka pasur një hematomë që koha e përshtatet me kohën jo më tepër se një orë para kryerjes së vrasjes. E kur është pyetur a është e njëjta, ajo e nxirë a ka mundur të shkaktohej nga gishti i dorës ka deklaruar se ekziston kjo mundësi. Sa i përket dëshmitarëve të tjerë të gjithë i kanë përsëritur deklaratat e dhëna në procedurën paraprake”, tha ajo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër