Shkup, 19 Mars, Zhurnal.mk – Qeveria është në prag të hartimit të versionit përfundimtar të propozimeve për ndryshime në ligjin për mbrojtje nga duhani në fund të këtij muaji, për ta dërguar atë më pastaj për shqyrtim e votim në kuvend.
Fillimisht qeveria kishte paraparë që ndryshimet e hartuara të votoheshin nga kuvendi në fillim të këtij muaji, por shtyerjet ndodhën pas ankesave nga lokalet vendore dhe industria e duhanit të cilat frikohen në zvogëlimin e kilentëve dhe konsumatorëve të duhanit.
Me ndryshimet e reja të propozuara është futur detyrimi që hyrja në lokalet e ushqimit të jetë e ndarë nga zona e pirjes së duhanit.
Sipas shpjegimit të ministrit të shëndetësisë Azir Aliu, ideja është që jo-duhanpirësit të jenë në gjendje të hyjnë në lokal pa kaluar nëpër zonën e pirjes së duhanit, pra pa pasur kontaktin e parë me objektin përmes tymit.
Në të njëjtën kohë, propozimet nga qeveria përfshijnë mundësinë e pirjes së duhanit në terasa me dy anë të hapura, si dhe në rastet kur ana e tretë është një çati që mund të hapet. Këto ndryshime të reja e të përfshira nga drafti i qeverisë bëhen pas ankesave nga lokalet/restorantet të cilat ishin kundër ideve fillestare për ndalesa të rrepta.
Fjalën e fundit për ndryshime pas qeverisë do të ketë kuvendi, përderisa ende nuk dihet se kur saktësisht qeveria do ta dërgojë për shqyrtim e votim tek deputetët.
Propozim-ligji për mbrojtje nga duhani pritet të miratohet nga qeveria këtë muaj
433
