Kasami dhe Qamili gëzojnë fëmijët në çerdhet e Tetovës me dhurata për Bajram

Nga D. V.
425 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 mars – Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me zëvendëskryetarin Albi Qamili, kanë vizituar çerdhet në Tetovë, ku kanë shpërndarë pako me dhurata për fëmijët me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Së bashku me stafin e shoqatës humanitare “Agimi i Bamirësisë”, Kasami dhe Qamili kanë ndarë dhurata për më të vegjlit, duke sjellë atmosferë festive dhe buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve.

Nga kjo vizitë u theksua rëndësia e solidaritetit dhe kujdesit ndaj fëmijëve, veçanërisht në ditë festash, me qëllim që gëzimi i Bajramit të ndahet me të gjithë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër