Shkup, 3 qershor, Zhurnal.mk – Debati mbi provimin e jurisprudencës ka qenë një nga temat më të ndjeshme për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, prandaj po ngjanë që edhe si e tillë është trajtuar. Pas protestave dhe presionit publik duket se më në fund po hapet një dritare shprese ku pjesa teorike e provimit do të mund të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Ky është një avancim i rëndësishëm, edhe pse jo zgjidhja e plotë e problemit ashtu siç kanë kërkuar dhe meritojnë studentët, shkruan Zhurnal.
Çfarë po ndryshon te jurisprudenca?
Zv.kryeministri i parë Bekim Sali ka zbuluar se grupi i punës i ekspertëve kushtetues i ka dorëzuar Qeverisë propozimin që studentët shqiptarë të kenë mundësinë të japin provimin teorik në gjuhën shqipe.
Sipas asaj që ka sqaruar Sali pjesa teorike do të përkthehet dhe ofrohet në shqip, duke përfshirë programin, aktet, literaturën juridike dhe pyetjet e provimit. Ndërkaq, pjesa praktike mbetet në maqedonisht, pasi lëndët gjyqësore dorëzohen vetëm në këtë gjuhë.
Derisa komisioni i provimit do të përbëhet nga profesorë të Fakulteteve Juridike të akredituara në shtet, duke shmangur formulimin e paqartë të ligjit aktual.
Ky kompromis pasqyron një realitet studentët shqiptarë duhet të njohin gjuhën maqedonase për të ushtruar profesionin, por njëkohësisht nuk mund të mohohet e drejta e tyre kushtetuese për të studiuar dhe provuar në gjuhën amtare të njëjtën në pesë provimet teorike.
Ky hap është avancim i pjesshëm, por që mbart domethënie
Hap pozitiv është fakti që përkthimi i pjesës teorike i jep studentëve shqiptarë dinjitet dhe barazi institucionale. Nuk është më një provim që i përjashton, por një provim ku ata mund të konkurrojnë në kushte të barabarta.
Derisa mangësi mbetet pjesa praktike që do të vazhdon të jepet në maqedonisht por përshkak të mos zbatimit të një sërë Ligjesh tjera. Ku edhe në një Gjykatë ku të gjitha palët janë shqiptarë seanca zhvillohet në maqedonisht. Prandaj, një gjykatës i ardhshëm shqiptar e ka të patjetërsueshme që ta zotëroj edhe gjuhën maqedonase. Por, kjo me kalimin e kohës mund të rregullohet në forma tjera.
Megjithatë, fakti që zgjidhja do të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias tregon se procesi po merr një trajektore serioze dhe ndërkombëtarisht të verifikueshme.
Për studentët ky nuk është fundi i betejës, por është një fitore e parë. Studentët shqiptarë kanë arritur të shtyjnë institucionet drejt një zgjidhjeje që, edhe pse jo e plotë, është një avancim historik. Pjesa teorike në gjuhën shqipe është një hap i madh përpara, një veprim që mund të hapë rrugën për zgjerimin e përdorimit të shqipes edhe në pjesën praktike.
Nëse ky kompromis miratohet, ai do të shënojë një moment të riku jurisprudenca nuk do të jetë më vetëm në gjuhën e shumicës, por edhe në gjuhën e shqiptarëve si populli shtetformuesrrjedhimisht edhe duke reflektuar realitetin multietnik të vendit./Zhurnal.mk
