Pse zakonisht e ulim volumin e radios kur parkojmë në prapakthim?

Nga D. V.
680 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjatë ditës, ju mblidhni informacione për mjedisin përreth përmes shijes, dëgjimit, nuhatjes, prekjes dhe shikimit. Truri, i cili është pjesë e sistemit nervor qendror, i kombinon të gjitha këto informacione dhe vendos se si duhet të veprojë më tej.

Truri vazhdimisht vlerëson se cili duhet të jetë detyra e tij kryesore – detyra kryesore ku përqendrohet vëmendja – dhe cila është detyra dytësore, pra një aktivitet paralel që merr më pak fokus. Truri ynë është në gjendje të kalojë nga një detyrë në tjetrën aq shpejt, saqë na krijohet përshtypja se po kryejmë disa detyra njëkohësisht, por në të vërtetë kjo nuk është e mundur, sipas faqes HowStuffWorks.

Kalimi i fokusit nuk është perfekt, pasi gjatë këtij procesi humben fraksione sekonde. Një detyrë e vetme nuk përbën problem për trurin. As dy detyra nuk janë domosdoshmërisht problematike, por kur numri i detyrave rritet mbi dy, truri fillon të funksionojë me më pak efikasitet dhe bëhet më i prirur ndaj gabimeve.

Kur jemi të hutuar ose kur duhet të kryejmë një veprim që kërkon më shumë përqendrim gjatë drejtimit, si për shembull parkimi – sidomos nëse nuk e bëjmë shpesh – truri kufizohet vetëm te ajo detyrë.

Si rezultat, ne mund të mos dëgjojmë më bisedat e pasagjerëve, fusha jonë e shikimit ngushtohet dhe e gjithë vëmendja përqendrohet te shikimi dhe orientimi në hapësirë.

Pikërisht për këtë arsye, shoferët shpesh e ulin volumin e radios kur ngasin në zona urbane me trafik të dendur, kur kërkojnë një adresë të caktuar ose kur përballen me kushte të rrezikshme, si reshje të dendura shiu.

Këto situata kërkojnë më shumë përqendrim, ndërsa ulja ose fikja e radios heq një detyrë nga lista e trurit dhe i lë më shumë vëmendje detyrës më të rëndësishme – gjetjes së rrugës së duhur ose parkimit të sigurt në prapakthim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër