PSG synon transferimin e dy yjeve nga klubi anglez

Nga D. V.
699 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kampioni i Evropës, Paris Saint-Germain thuhet se dëshiron të bëjë dy transferime të mëdha nga kampionati anglez gjatë kësaj vere.

Sipas Foot Mercato, PSG është gati të shpenzojë deri në 130 milionë euro për dyshen e West Ham United, Mateus Fernandes dhe Crysencio Summerville, në afatin kalimtar të verës.

Fernandes është një nga lojtarët e kërkuar në treg, i synuar nga skuadra si Real Madrid dhe Manchester United, me ‘Hammers’ që kërkojnë 80 milionë euro.

Çmimi i lartë nuk i dekurajon “Les Parisiens”, të cilët janë gjithashtu të hapur për të shpenzuar 50 milionë euro për sulmuesin anësor, Summerville, i cili mund të jetë një zëvendësim për Bradley Barcola.

Këshilltari i futbollit i PSG-së, Luis Campos, ka filluar tashmë kontaktin me zyrtarët e Ëest Ham për të diskutuar mundësinë e marrëveshjeve.

Vërehet se fituesit e Ligës së Kampionëve synojnë të përfitojnë nga fakti që “Hammers” kanë nevojë urgjente për të përmirësuar situatën e tyre financiare në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje më të favorshme.

Megjithatë, në këtë fazë nuk është bërë asnjë ofertë zyrtare nga PSG dhe duhet të presim disa ditë për të parë nëse interesimi është mjaftueshëm serioz.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër