Publikimi i videove intime, Policia e Tiranës nis hetimet

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 shtator Zhurnal.mk – Policia e Tiranës ka nisur hetimet për publikimin dhe shpërndarjen e videove intime në portale dhe platforma online. Çështja është referuar në Prokurori, ndërsa hetuesit e Krimeve Kibernetike po punojnë për identifikimin e personave përgjegjës.

Strukturat e Krimit Kibernetik në Tiranë kanë nisur veprimet hetimore pas publikimit dhe shpërndarjes së materialeve intime në disa portale dhe platforma në internet.

Sipas burimeve zyrtare, hetimet synojnë identifikimin e personave që kanë publikuar dhe shpërndarë materialet, ndërsa po punohet edhe për heqjen e tyre nga platformat online.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme, për katër vepra penale, mes tyre edhe “ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër