Tuneli i Katllanovës për gjashtë orë pa ndriçim për shkak të ndërhyrjeve në rrjetin elektrik

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Katllanovë, 28 nëntor Zhurnal.mk – Tuneli i Katllanovës sot, nga ora 09:20 deri në 15:20, do të mbetet pa furnizim me energji elektrike për shkak të punimeve në rrjetin elektrodistributiv.

Në linjën elektrike 10-kilovoltëshe që furnizon tunelin, nga ana e fshatit Badar, është planifikuar zëvendësimi i një shtylle druri me shtyllë betoni.

Ndërprerja e planifikuar do të prekë vetëm tunelin e Katllanovës, ndërsa vendbanimet përreth do të kenë furnizim të rregullt me energji elektrike.

Ndërkohë, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, por nëpër rrugë të lagështa. Për shkak të mjegullës, dukshmëria është zvogëluar deri në 100 metra në aksin rrugor Kumanovë–Stracin, njofton Ndërmarrja Publike “Makedonijapat”.

Në disa akse rrugore, veçanërisht nëpër prerje shkëmbore dhe gryka, ekziston mundësia e paraqitjes së rrëshqitjeve të vogla të dheut dhe gurëve.

Nga ndërmarrja apelojnë te drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe ta përshtatin shpejtësinë me kushtet në rrugë.

artikuj të ndërlidhura