Publikohet plani i parë 5-vjeçar i Hong-Kongut

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pekin, 16 shtator, Zhurnal.mk – Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong-Kongut publikoi të mërkurën Planin e Parë Pesëvjeçar për Zhvillimin Ekonomik dhe Shoqëror (2026-2030).

Siç bëhet e ditur nga kryeekzekutivi i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut John Lee Ka-chiu, plani përbëhet nga 7 pjesë dhe 58 kapituj, me një total prej rreth 60 000 fjalësh.

Lee tha se plani i parë 5-vjeçar i Hong-Kongut ka pesë objektiva kryesore, që përfshijnë përparimet e reja në zhvillimin ekonomik, rritjen e vazhdueshme të konkurrueshmërisë dhe ndikimit ndërkombëtar, përshpejtimin e ndërtimit të Zonës së Metropolit Verior, përmirësimin e dukshëm të mirëqenies së njerëzve dhe arritjen e përparimeve të ndjeshme në integrimin e Hong-Kongut me strategjinë e zhvillimit kombëtar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër