Publikohet vaktia e Ramazanit, BIK-u tregon ditën e fillimit të agjërimit

nga D. V.

Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar vaktinë për muajin e shenjt të Ramazanit.BIK ka njoftuar se Ramazani për vitin 2026 pritet të nisë më 19 shkurt dhe të përfundojë më 19 mars.Sipas BIK, agjërimi i Ramazanit është një nga detyrimet kryesore të besimit islam.“Ramazani për vitin 2026 pritet të nisë më 19 Shkurt 2026 dhe të përfundojë më 19 Mars 2026, duke përfshirë 30 ditë agjërimi, sipas llogaritjeve tradicionale të hënës. Agjërimi i Ramazanit është një nga detyrimet kryesore të besimit islam dhe një mundësi për pastërti shpirtërore, përkujdesje ndaj të tjerëve dhe forcim të lidhjes me Allahun. Inshalla, e presim me gëzim dhe mirësi ardhjen e muajit të madhërishëm të Ramazanit. Në vijim paraqesim vaktinë zyrtare të Ramazanit për territorin e Kosovës, të përgatitur në gjuhët shqipe, boshnjake dhe turke”, është thënë në njoftimin e BIK-ut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More