Qamili: Të rinjtë janë e tashmja e Tetovës

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 9 tetor Zhurnal.mk – Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka zhvilluar një bashkëbisedim me nxënës, studentë dhe profesorë, në kuadër të panelit “Pse ikin të rinjtë”. Në panel është diskutuar roli i komunës në krijimin e mundësive më të mëdha për të rinjtë dhe përfshirjen e tyre në zhvillimin e qytetit.

Qamili theksoi se të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja, por edhe e tashmja e Tetovës, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së tyre në proceset vendimmarrëse dhe në jetën publike.

Ai bëri të ditur se synimi është që komuna të jetë një institucion ku idetë e të rinjve dëgjohen, vlerësohen dhe mbështeten, me fokus në arsim, kulturë, sport dhe sipërmarrje.

Sipas Qamilit, krijimi i më shumë mundësive për të rinjtë është i rëndësishëm që Tetova të jetë një qytet ku ata shohin perspektivë, ndërtojnë të ardhmen dhe kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

“Sepse Tetovën nuk mund ta ndërtojnë vetëm institucionet. Ajo ndërtohet së bashku, me idetë, energjinë dhe guximin e rinisë sonë”, ka shkruar Qamili.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër