Qarkullim pa vonesa të mëdha në pikat kufitare

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 shtator Zhurnal.mk – Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet normalisht dhe kryesisht në akse me sipërfaqe të thata. Në rrugët jashtë zonave urbane, trafiku paraqitet me intensitet mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk raportohen pritje të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.

LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të përshtatin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes. Vëmendje e veçantë kërkohet në rrugët që kalojnë përmes luginave, luginave lumore dhe grykave, për shkak të mundësisë së rrëshqitjeve të dheut.

Ky paralajmërim vlen sidomos për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.

artikuj të ndërlidhura