Qeveria miratoi Rebalancin e ri të buxhetit për vitin 2026

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 tetor Zhurnal.mk – Qeveria sot, në seancë, shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2026.

Me ndryshimet e propozuara bëhet përshtatja e anës së të hyrave dhe shpenzimeve të Buxhetit, si rezultat i ndikimit fiskal nga masat e ndërmarra nga Qeveria për mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve, përmes uljes së akcizës dhe TVSH-së për karburantet.

Sipas ndryshimeve të propozuara, të hyrat e përgjithshme projektohen në nivelin prej 374.2 miliardë denarësh, ndërsa shpenzimet projektohen në 420.5 miliardë denarë, ndërsa deficiti buxhetor mbetet në të njëjtin nivel.

Qëllimi i ndryshimeve të propozuara është ruajtja e stabilitetit të financave publike, sigurimi i funksionimit të pandërprerë dhe të rregullt të institucioneve, realizimi i programeve të parashikuara dhe përmbushja në kohë e të gjitha detyrimeve.

Propozimi për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit do t’i dorëzohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim të mëtejshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër