Qeveria shtyn me 1 vit qëndrimin pa viza të shtetasve të Ukrainës në Shqipëri

Nga D. V.
253 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 10 prill Zhurnal.mk – Këshilli i Ministrave, vendosi sot që shtetasit e Ukrainës lejohen të hyjnë pa vizë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi deri më 30 mars të vitit të ardhshëm.

Vendimi u mor në mbështetje të ligjit “Për të huajt”, me propozimin të ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Vendimi i mëparshëm për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në vend shfuqizohet.

Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër