Shkup, 21 Prill, Zhurnal.mk – Qeveria tha sot se i ka miratuar 21 reforma në fusha të ndryshme të kërkuara nga Bashkimi Evropian, të cilat ajo beson se janë të mjaftueshme për të merituar ndihmat financiare të bllokut evropian.
Sipas një komunikate nga qeveria, në një takim të qevrisë me përfaqësuesit e zyrës së BE-së dje në Shkup, qeveria ka prezantuar në këtë takim gjithsejtë “21 hapa reformues” dhe se qeveria pre “një vlerësim pozitiv për 16 prej tyre, gjë që do të mundësonte lirimin e rreth 70 milionë eurove në mbështetje financiare.”
Qeveria në komunikatën e saj nuk qartësoi nëse është fjala për 70 milionë euro nga fondi i ri i Planit të Rritjesë për rajonin e Ballkanit Perëndimor të BE-së, apo për ndihmat financiare për para-anëtarësim (ang. IPA).
Sipas qeverisë, përparimi u theksua në fusha kyçe si menaxhimi i financave publike, tranzicioni energjetik, kapitali njerëzor dhe mjedisi i biznesit, të cilat kontribuojnë në një qeverisje më të mirë dhe përafrim me standardet e BE-së.
“Në të njëjtën kohë, u theksua se sfidat mbeten, veçanërisht në fushën e reformave komplekse ligjore dhe hapave brenda periudhës së pritjes. Qeveria po intensifikon koordinimin dhe bashkëpunimin me Komisionin Evropian,” tha qeveria në komunikatë.
Ndërkohë u deklarua edhe zyra e BE-së për takimine djeshëm.
“I me kënaqësi e pranoi ftesën e Kryeministrit Hristijan Mickoski për një takim informues mbi progresin e axhendës së reformave të .
“Është inkurajuese të shohësh vendosmërinë e fortë të qeverisë për të zbatuar reformat thelbësore, duke u sjellë dobi qytetarëve dhe duke avancuar përafrimin me të Drejtën e BE-së,” tha zyra e BE-së pas takimit të të garkuarit me Detyrën Ambasador Ben Nupnau me anëtarët e qeverisë.
