QMK apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme

Nga B.M
691 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 janar – Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me rezervuarë të mbushur me karburant dhe patjetër me pajisje të përshtatshme dimërore për automjetet në zonat më të larta dhe në qafat malore, pasi është e mundur të formohen grumbullime bore dhe disa segmente rrugore përkohësisht të bëhen të pakalueshme në pjesët më të larta.

Rikujtojmë që banorët e zonave më të larta të furnizohen me kohë me produkte bazë (ushqime dhe barna). Po ashtu rekomandohet lëvizje e kujdesshme për këmbësorët, pasi është e mundur shfaqja e akullit të rrëshqitshëm.

Në rast rreziku ose nevoje, qytetarët të telefonojnë në numrin falas për thirrje emergjente 112.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër