QMK: Gjatë 24 orëve ka pasur 31 zjarre, vetëm tre janë aktive

Nga R.ZH
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 shtator, Zhurnal.mk – Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njofton se deri në orën 07:30 janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në sipërfaqe të hapura në vend.

Sipas të dhënave të QMK-së, 24 zjarre janë shuar, ndërsa tre janë ende aktive dhe katër të tjera janë vënë nën kontroll.

Zjarret aktive janë regjistruar pranë fshatit Belicë, në komunën e Makedonski Brodit, pranë fshatit Brest në komunën e Çuçer Sandevës, si dhe pranë fshatit Aldinci, në zonën e komunave të Krushevës dhe Krivogashtanit.

Ndërkohë, nën kontroll janë zjarri pranë fshatit Tajmishte në komunën e Kërçovës, ai në deponinë e qytetit në Dellçevë, zjarri pranë fshatit Kopanicë në komunën e Sarajit, si dhe zjarri në zonën ndërmjet fshatrave Burinec, Lokov, Selcë dhe Elevci në komunën e Strugës.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së zjarreve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër