Humb jetën futbollisti i FK Teteks, Daniel Nikollovski

Nga R.ZH
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 12 shtator, Zhurnal.mk – Futbolli tetovar është tronditur nga një lajm i rëndë. Futbollisti i ri i FK Teteks, Daniel Nikollovski, ka humbur jetën gjatë natës së 12 shtatorit në një aksident trafiku.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi tetovar përmes një njoftimi, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e futbollistit të tij.

Nikollovski ishte pjesë e kategorive të reja të FK Teteks, ndërsa dashurinë dhe përkushtimin ndaj klubit i vazhdoi edhe pas kalimit në ekipin senior.

“Me pikëllim të madh dhe dhimbje të thellë ndajmë lajmin se më 12.09.2026 e humbëm Danielin. Danieli ishte pjesë e kategorive të reja të FK Teteks, ndërsa dashurinë për klubin e vazhdoi edhe si pjesë e ekipit senior. Do të mbetet i kujtuar si pjesë e familjes sonë të Teteksit dhe përgjithmonë do të jetë pjesë e historisë së klubit”, thuhet në njoftimin e FK Teteks.

Nga klubi kanë shprehur ngushëllimet më të thella për familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që e kanë njohur Daniel Nikollovskin.

Në fund të njoftimit, FK Teteks i është drejtuar futbollistit të ndjerë me një mesazh prekës:

“Prehu në paqe, Daniel. Fluturo lart, engjëll.”

Humbja e Nikollovskit ka lënë pas dhimbje të madhe në familjen e tij, te bashkëlojtarët dhe te komuniteti sportiv, ndërsa FK Teteks e ka përshkruar atë si pjesë të familjes së klubit dhe të historisë së tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër