Qyra: Gërmimet rreth burimit “Shum” – shkak për ujin e turbullt në Strugë, do të kërkohet përgjegjësi penale dhe sanim urgjent i gjendjes

nga D. V.

Strugë, 19 shkurt – Gërmimet e bëra rreth burimeve në “Shkum”, janë arsyeja kryesore që shkaktuan turbullim të ujit nga i cili furnizohen Struga dhe fhatrat, konkludoi kryetari i Komunëls, Mendi Qyra në mbledhjen e sotme të jashtëzakonhsme të Këhillit të Komunës së Strugës, ku pikë e vetme ishte debati për problemet e qytetarëve me furnizimin e rregullt me ujin e pijshëm.

Ai theksoi se dy kompani gjatë viteve kanë kryer gërmime, të cilat, siç vërejti, ishin të thella dhe dëmtimet vësshtirë do të sanohen.

Fajin e drejtoi tek paraardhësit e tij dhe institucionet kompetente, duke cekur se ashë nuk është ndërmarrë për mbrojtjen e burimeve.

Në mbledhje morën pjesë edhe përfaqësues të të gjitha institucioneve relevante, mes të cilëve edhe mjekja Lidia Simonoska, specialiste e higjienës dhje ekologjisë shëndetësore në Qendrën për shëndet publik Ohër. Ajo theksoi se nga përvoja e saj shsumëvjeçare, uji në “Shum” deri më tnai asnjëherë nuk ka qenë i turbullt, turbullira ka treguar vetëm kur janë kyçur burimet nga Belica.

Mostra nga uji i burimit “Shum”, sç informoi, ishin lëshuar edhe në Institutin për shëndet publik në Shkup për analizë të zgjeruar, ku do të hetohen të gjitha elementet mes të cilave edhe për radioaktivitet, që sipas ligjit duhet të bëhen dy herë në vit, për shkak të grimcave të cilat mund të gjenden, ndërkaq janë toksike apo kancerogjene për organizmin.

Inspektori për mjedis sjetësor pranë KOmunës së Strugës, Mitko Korkutovski tha se menjëherë pas paraqitjes kanë dalë në terren dhe kanë hasur mekanizëm i cili ka kryer gërmime pa leje, për çka është bërë procesverbal, i cili i është parashtruar të gjitha institucioneve kompetente.

Këshilltarët arritën në përfundimin se organet kompetente hetuese dhe Prokuroria publike duhet të grumbullojnë urgjentisht të gjitha të dhënat relevante për të sqaruar plotësisht rastin e nxjerrjes së paligjshme të mineraleve dhe funksionimin e guroreve në zonën mbrojtëse të burimit “Shum”, dhe se Qeveria duhet të miratojë një vendim për përcaktimin e zonave mbrojtëse të ujit për objektin e marrjes së ujit “Shum”, me kufij të përcaktuar qartë të zonave mbrojtëse, masa mbrojtëse, kushte dhe mënyrë të vendosjes dhe zbatimit të regjimit të mbrojtjes dhe shfaqjes kartografike dhe regjistrimeve në regjistrat përkatës. Në të njëjtën kohë, Komuna e Strugës duhet të kërkojë urgjentisht një mendim ekspertësh, analizë dhe rekomandime nga institucionet kompetente për të vlerësuar dëmin ekologjik dhe hidrogjeologjik që ka ndodhur, rreziqet e mundshme për shëndetin e popullsisë, për të përcaktuar masat e nevojshme për rehabilitim dhe mbrojtje dhe për të krijuar një sistem monitorimi të vazhdueshëm.

Janë angazhuar të gjitha shërbimet inspektuese kompetente pranë Komunës së Strugës, të veprojnë menjëherë dhe pa vonesë, secila brenda kornizës së kompetencave të tyre ligjore, me qëllim që të konstatojnë të gjitha parregullsitë dhe shkeljet, të vendosin masa në përputhje me ligjin, të angazhojnë personat juridikë dhe fizikë me eliminimin e mangësive të identifikuara dhe parandalimin e prishjes së mëtejshme të sigurisë së burimit dhe mjedisit më të gjerë.

Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizime” është e detyruar urgjentisht të miratojë të gjitha rregulloret dhe aktet e brendshme të nevojshme që rregullojnë funksionimin, mbrojtjen dhe sigurinë e burimeve të furnizimit me ujë të pijshëm, të krijojë një sistem monitorimi dhe kontrolli të rregullt të cilësisë së ujit në përputhje me standardet kombëtare dhe evropiane, si dhe, ndër të tjera, të kryejë një auditim të pavarur të funksionimit të ndërmarrjes….

postime të lidhura

Shkruani një koment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy