Ra nga lartësia, humb jetën një punëtor ndërtimi

Nga Xh M
1,018 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 korrik Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në një objekt në territorin e komunës së Gazi Babës, një punëtor ra nga lartësia dhe humbi jetën.

“Më 10.07.2026, rreth orës 14:05, në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Gazi Babës, gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në një objekt në ndërtim, I.I. (52) nga Kumanova ka rënë nga një lartësi. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga SPB Shkup, ndërsa është njoftuar edhe inspektori i punës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër