Radishan, motoçiklisti 19-vjeçar humbi jetën, arrestohet 46-vjeçari

Nga Xh M
868 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 gusht Zhurnal.mk – Një person është privuar nga liria pasi dyshohet se ka kontribuar në shkaktimin e aksidentit të rëndë të trafikut që ndodhi një ditë më parë në Radishan të Shkupit, ku humbi jetën motoçiklisti 19-vjeçar, ndërsa një person tjetër mbeti i lënduar.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet fjalë për 46-vjeçarin me inicialet S.O. nga fshati Haraçinë, i cili drejtonte një automjet “Seat Altea” me targa të Shkupit.

Gjatë ekspertizës në vendin e ngjarjes, si dhe pas sigurimit të pamjeve filmike, policia ka konstatuar se automjeti i tij ka kontribuar në shkaktimin e aksidentit, edhe pse nuk ka pasur kontakt fizik me automjetet e tjera të përfshira. Pas aksidentit, drejtuesi i “Seat Altea”-s është larguar nga vendi i ngjarjes pa u ofruar ndihmë personave të lënduar.

Gjatë ekspertizës në vendit e ngjarjes, pas masave të ndërmarra dhe sigurimit të pamjeve filmike, policia ka konstatuar se në shkaktimin e aksidentit, edhe pse pa kontakt fizik, ka marrë pjesë edhe një automjet “Seat Altea” me targa të Shkupit. Pas aksidentit, drejtuesi i këtij automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes pa u ofruar ndihmë personave të lënduar. Pas masave të mëtejshme të ndërmarra nga policia, rreth orës 19:40 në fshatin Haraçinë të Shkupit është gjetur automjeti, si dhe drejtuesi i tij S.O. (46) nga Haraçina. Ai është privuar nga liria, është shoqëruar në stacion policor dhe me të është zhvilluar bisedë zyrtare. – MPB

Në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi dje në rrugën e Radishanit në Shkup, humbi jetën motoçiklisti N.M. 19 vjeçar ndërsa S.B 47 vjeçar, drejtuesi i automjetit Alfa Romeo me targa italiane, me qëndrim të përkohshëm në Shkup ka pësuar lëndime trupore.

Sipas policisë, 19-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit si pasojë e plagëve të marra. Vdekja është konstatuar nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër