Tiranë, 03 korrik, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “të gjithë helikopterët e Forcave tona Ajrore janë në punë, ndërkohë po punohet edhe për ti shtuar kapacitetet për sezonin veror”.
Në ceremoninë e çeljes së Shkollës Kombëtare të Fluturimit, Rama tha se “sot ne e kemi një flotë ajrore tërësisht të gatshme ndërkohë që na u desh të kalonim në kalvare të paimagjinueshme historirash me mirëmbajtje , bllokime, ngecje, me lloj-lloj çudirash, tani jemi plotësisht gati edhe për të përballuar sfidën e përvitshme të sezonit të nxehtë ku beteja me zjarret është e pashmangshme”.
Kryeministri Rama u shpreh se me aktin e ri normativ të qeverisë një numër tjetër helikopterësh “Black Hawk” nga SHBA do t’u shtohen këtyre forcave”.
“Shqipëria do të bëhet vendi ku kapaciteti i helikopterëve qoftë luftarakë, qoftë për emergjencat civile do të jetë ndër më të spikaturit e rajonit”, tha Rama.
