Rama inspekton “Lungomare 4”: Shëtitorja e re rrit turizmin dhe investimet, kërkohet zgjidhje për parkimet

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 13 prill Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në kantierin e “Lungomare 4” në qytetin e Vlorës.

Gjatë vizitës, kreu i qeverisë u shpreh se shëtitorja e re bregdetare do të shndërrohet në një tjetër pikë të rëndësishme atraksioni për qytetin, duke rritur më tej interesin turistik nga vizitorët e huaj, turistët vendas, si edhe diaspora shqiptare.

Gjithnjë e më shumë vizitorë nuk po vijnë në Shqipëri vetëm për pushime sezonale, por edhe për të investuar dhe për të blerë apartamente në zonat bregdetare.

“Kjo e Lungomares do të ndihmojë shumë, megjithatë duhet të identifikojmë vende të tjera për parkime, duhet bërë një zgjidhje e re për parkimet”, u shpreh Rama.

Punimet në “Lungomare 4” po vijojnë me ritme të shpejta dhe projekti parashikon përfundimin e një faze të rëndësishme të shëtitores deri më 15 maj.

Projekti konsiderohet si vazhdim i zhvillimit të gjithë vijës bregdetare të Vlorës, e cila po zgjerohet me hapësira të reja rekreative dhe infrastrukturore.

artikuj të ndërlidhura