Rama prezanton paketën kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Protesta paqësore mbrohet, dhuna ndëshkohet dhe dëmi paguhet nga shkaktari

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 25 tetor Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama ka njoftuar prezantimin e paketës së re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, një ditë pas protestës së së shtunës në Tiranë, e cila u shoqërua me përplasje, sulme me molotovë ndaj institucioneve dhe dëmtime të pronës publike e private.

Rama theksoi se paketa mbështetet në parimin se “protesta paqësore mbrohet, dhuna ndëshkohet dhe dëmi paguhet nga shkaktari”.

Ai nënvizoi se masat janë hartuar në bashkëpunim me ekspertë europianë dhe partnerë italianë e francezë, duke parashikuar gjashtë instrumente ligjore,.

“Njerëzit presin më shumë drejtësi dhe garanci në shkallën e meritës në punë.

Projekt-buxheti i vitit 2027 të cilin do ta prezantojmë në ditët e para të kësaj jave, vjen me plot risi pozitive në drejtim të familjeve të zakonshme, shërbimeve për qytetarët dhe shërbimeve për të rinjtë dhe studentët.

Pas një punë intensive me ekspertë europianë dhe partnerë italianë e francezë përballë të njëjtës flamë anti-demokratike kemi gati paketën ligjore të masave kundër dhunës dhe anarkisë urbane.

Kjo paketë ligjore ka një bazë parimore te qartë: Protesta paqësore mbrohet, dhuna ndëshkohet, dhe dëmi paguhet nga shkaktari.

Cdo masë e propozuar është përputhur me nenin 47 të Kushtetutës së Shqipërisë, nenin 11 të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut, Jurisprudencës e Gjykatës së Strasburgut. Përgjegjësia është gjithmonë vetjake, masat e mundshme kufizuese janë të përkohshme dhe të arsyetuara. Çdo kufizim i rëndësishëm është i kontrollueshëm nga gjykata.

Paketa përbëhet nga 6 instrumente që plotësojnë njeri tjetrin: Një akt normativ për dëmshpërblimin e menjëhershëm të biznesit të vogël, një ligj i posaçëm për riparimin e dëmeve, disa ndryshime në ligjin për tubimet, një regjistër elektronik i posaçëm për dhunuesit urban, një ndryshim në kodin etik të mësuesve dhe disa propozime për ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë”, tha Rama.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër