Rama: Rritje e moderuar e çmimit të naftës, krahasuar me rritjen në bursë

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e çmimit të naftës në Shqipëri është e moderuar krahasuar me rritjen e çmimit në bursë dhe kjo është rezultat i qasjes pozitive që kanë pasur operatorët furnizues në vend.

Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës në ambientet e “Shtëpisë së biznesit”,  ku u diskutua mbi përpjekjet për të përballuar impaktin e krizës aktuale globale, duke mbrojtur sa më shumë konsumatorët.

Rama theksoi se jemi në kushtet e një krize të re me pasoja të mundshme edhe mbi tregun në Shqipëri.

Duke sjellë në vëmendje praktikat e mëparshme kur për shkak të krizave ndërkombëtare qeveria ka marrë rol në gjithë këtë proces, Rama vlerësoi qasjen e përgjegjshme të furnizuesve të naftës në vend.

Sipas tij, “në tërësi në treg dhe përmes bursave është konstatuar rritje deri në 40% e çmimit gjë që shkakton presion të madh në zinxhirët e furnizimit”.

“Në Shqipëri, çmimi është rritur por në mënyrë shumë më të moderuar se rritja që është parë në disa vende të tjera”, shtoi Rama. 

artikuj të ndërlidhura