Drejtori Elezi ndanë vendime të reja në Spitalin Klinik të Tetovës

Nga B.M
1,009 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 18 Mars, Zhurnak.mk – Drejtori i qendrës Klinike në Tetovë, Dr. spec. Erzen Elezi,i sot ka ndarë vendimet e radhës për të punësuarit në këtë qendër duke vazhduar kështu me stabilizimin dhe përmbushjen e nevojave të spitalit për të ofruar shërbimet sa më profesionale dhe adekuate.

Ky hap vjen si vazhdim i angazhimit për krijimin e një sistemi më të qëndrueshëm dhe profesional në shërbim të pacientëve, pasi që paraprakisht janë pajisur me vendime pune edhe 28 specializantë, të cilët tashmë janë pjesë aktive e stafit shëndetësor në Spitalin Klinik të Tetovës.

Me këtë proces synohet fuqizimi i mëtejshëm i resurseve njerëzore dhe avancimi i shërbimeve shëndetësore që ofrohen për qytetarët. Në periudhën në vijim pritet që vendime pune të marrin edhe profilet e tjera, për të cilat procedurat do të vazhdojnë të ndiqen në përputhje me rregulloret dhe procedurat ligjore në Komisionin e Shkallës së Dytë.

Me këtë rast, drejtoria e Spitalit Klinik të Tetovës u shpreh urimet më të sinqerta të gjithë atyre që sot u pajisën me vendime pune, duke u dëshiruar suksese në angazhimin e tyre profesional dhe kontribut të vazhdueshëm në ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore për qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër