Tiranë, 14 shtator, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama ka uruar sot për një vit të mbarë shkollor nxënësit mësuesit, drejtuesit e shkollave, por edhe vetë prindërve që sot nisin fëmijët në shkollë.
Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto foto të disa prej shkollave të ndërtuara apo të rikonstruktuara që presin nxënësit dhe mësuesit me kushte dhe standarde të reja.
Janë 53 shkolla të reja ose të rehabilituara që hapin dyert këtë vit shkollor, ndërsa janë miratuar edhe 39 projekte të tjera për rikonstruksionin e shkollave.
408 institucione arsimore janë tashmë pjesë e programit “Pas Shkolle”, duke krijuar më shumë mundësi për fëmijët edhe përtej orarit mësimor.
Për nxënësit shqiptarë në Diasporë, rreth 5,800 paketa mësimore të niveleve I, II dhe III, me afro 17,000 tekste, janë shpërndarë në 17 vende.
