Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negociatave me BE-në

Nga D. V.
347 e lexuar
A+ A-
Rivendos

TIRANË, 30 mars, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, gjatë prezantimit të ecurisë së negociatave me Bashkimin Europian, se sfida e sfidave mbetet siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit në tërësi.

Ndaj, kryeministri theksoi se reforma e inspektimit duhet të vazhdojë dhe është kyç drejtimi politik i reformës nga të gjithë ministritë.

“Duhet të mbrohet reforma nga ndërhyrjet partiake dhe nga qokat politike. Është e domosdoshme që ajo që ka filluar me AKU-në të vazhdojë të shtrihet me të gjithë inspektoratet e tjera për të garantuar burime njerëzore cilësore”, tha Rama.

Sipas tij, niveli i inspektimit duhet të rritet ndjeshëm pasi është kyç për të garantuar reformat që janë duke u bërë.

Rama solli në vëmendje kontrollin e kryer nga institucionet e BE-së lidhur me pikat ku trajtohet gjëja e gjallë.

“Është një nga komponentët më delikatë dhe më të vështirë të procesit të anëtarësimit në BE dhe ka qenë i tillë për të gjitha vendet që kanë hyrë përpara nesh. Dhe kontrollet e kryera kanë lënë një sërë detyrash, plotësimi i të cilave e çon më përpara progresin edhe e bën më të afërt plotësimin e kushteve në këtë fushë, që kërkon monitorim dhe kontroll shumë sistematik dhe shumë kompetent nga ana e institucioneve tona”, tha Rama.

Ky proces, sipas tij, duhet të shoqërohet me një rritje të cilësisë së inspektimit, qoftë në burime njerëzore, qoftë në teknologji.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër