Jashari nga protesta: Brenda qeverisë ka ministra që janë anti-UÇK

Nga D. V.
393 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kosovë – Prishtinë, 30 mars, Zhurnal.mk – Xhavit Jashari nga OVL–UÇK ka thënë se po protestojnë në oborrin e institucioneve të vendit, pasi sipas tij këto të fundit kanë degraduar pafundësisht, raporton Ekonomia Online.

“Organizatat e dala nga lufta kanë thirrur protestë pikërisht në oborrin e institucioneve të Kosovës, të cilat kanë degraduar pafundësisht. E them këtë sepse Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryeministri i saj bënin krokofjalë të pandalshme për bashkimin kombëtar, mbanin në xhaketë simbolin dhe flamurin kombëtar, ndërsa në anën tjetër kishin për këshilltar një person i cili vazhdimisht synonte dhe bënte përpjekje të degradojë luftën e pastër dhe të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky person është Shkëlzen Gashi”, ka thënë Jashari.

Sipas tij, brenda qeverisë ka ministra që janë anti-UÇK.

“Degradimi kaq i rëndë dhe i paskajshëm i kësaj qeverie vjen sepse brenda saj ka ministra të cilët janë anti-UÇK. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar publikisht se më mirë dhe më lirë do të na kushtonte liria e këtij vendi po t’i kishim paguar mercenarët, që është fyerje e rëndë për veteranët”, ka shtuar ai.

Protesta e veteranëve po mbahet për të kundërshtuar ekspozitën e vendosur në sheshet e Prishtinës, e cila, sipas tyre, ka pasqyruar me pasaktësi masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër