Rama: Të finalizohet sistemi i adresave, penalizime për individët që nuk bashkëpunojnë

Nga D. V.
363 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 prill, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama njëherësh kryetar i Partisë Socialiste kërkoi sot finalizimin e sistemit të adresave në gjithë territorin duke paralajmëruar penalizime për individët që nuk bashkëpunojnë.

Gjatë takimit me kryetarët e bashkive në kuadër të turit për “Punët e Shqipërisë”, Rama theksoi se finalizimi i sistemit të adresave kërkon angazhimin e pushtetit vendor.

“Duhet të angazhoheni shumë seriozisht në atë pjesë të punës që i takon bashkive, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve  të Brendshme”, tha Rama, duke shtuar se ky proces udhëhiqet dhe koordinohet nga Ministri i Pushtetit Vendor.

Sipas tij “është bërë punë domethënëse në këtë drejtim pot duhet finalizuar.

“Kjo kërkon edhe angazhimin e individëve. Do të ketë edhe një pikë të posaçme për të penalizuar çdo individ që nuk bashkëpunon me pushtetin vendor për t’u bërë pjesë e sistemit të adresave”, tha Rama.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër