Rama uron Presidenten e re të Kosovës: Zhvillim që rikthen funksionimin e plotë institucional

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 07 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen e saj në krye të Shtetit të Kosovës.

Rama e cilëson zgjedhjen e Presidentes së re si një zhvillim që rikthen funksionimin e plotë institucional të Kosovës dhe vjen në një moment të rëndësishëm për Kosovën, rajonin dhe Europën.

“Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka-Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë sfiduese për Kosovën dhe në një kohë sfiduese për krejt rajonin tonë e për vetë Europën.

Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën, zonja Presidente”, shkruan Rama.

Pas një ngërçi të zgjatur politik, Kosova zgjodhi mbrëmë Presidenten e re të Republikës, Justina Shiroka-Pulën.

artikuj të ndërlidhura