Reagim i fortë nga llogaria e Benitës pas debatit me Labin në BBVK

Nga B.M
603 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pas debatit të fundit mes Benitës dhe Labin në “Big Brother VIP Kosova”, llogaria zyrtare e banores kam publikuar një reagim të qartë dhe të fuqishëm.

Në postim shkruhet:

“Debati është pjesë e lojës. Strategjia është pjesë e formatit. Por ofendimi i një femre në mënyrë publike nuk është lojë, është mungesë respekti.

Ne nuk do të heshtim kur dinjiteti i saj cenohet. Benita ka treguar qartësi, forcë dhe qëndrim në atë debat, pa rënë në nivelin e provokimeve.

Kërkojmë nga produksioni që ta analizojë situatën me seriozitet dhe të marrë masa konkrete që kjo formë komunikimi të mos tolerohet më.

Respekti nuk është opsion. Është standard.”

Menaxhmenti i Benitës thekson se qëndrimi i saj është i qartë dhe kërkon nga produksioni të sigurojë që ofendimet dhe mungesa e respektit të mos ndodhin më brenda shtëpisë së BBVK.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër