Reagime ndaj përfaqësueses së Qipros po vërshojnë: Kalimi i saj në finale është më i keq se fitorja e Izraelit

Nga D. V.
2,111 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Performanca e Antigoni Buxton në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision Song Contest 2026 ka shkaktuar debat të madh në rrjetet sociale, pasi përfaqësuesja e Qipro arriti të sigurojë një vend në finalen e madhe me këngën Jalla.

Këngëtarja, e njohur edhe për pjesëmarrjen në Love Island, performoi në skenën e Eurovisionit në Vjenë, ndërsa bashkë me Qipron në finale kaluan edhe Shqipëria, Australia, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Malta, Norvegja, Rumania dhe Ukraina.

Megjithatë, shumë fansa të konkursit kritikuan performancën e saj, duke komentuar kryesisht vokalin dhe problemet teknike gjatë interpretimit.

Në rrjetin X u publikuan komente të shumta si: “Qiproja nuk e meritonte finalen”, “Gjithçka ishte perfekte përveç vokalit” apo “Kalimi i Qipros në finale është më i keq se fitorja e Izraelit”.

Nga ana tjetër, një pjesë e publikut e mbështeti këngëtaren dhe vlerësoi energjinë e këngës Jalla, duke e cilësuar performancën argëtuese dhe mjaft tërheqëse për skenën e Eurovisionit.

Antigoni Buxton kishte deklaruar më parë se pjesëmarrja në Eurovision ishte një ëndërr e kahershme për të.

Ajo ka treguar se u frymëzua nga Helena Paparizou, e cila fitoi për Greqinë në vitin 2005.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër