Hristijan Mickoski nga Kërçova: Po i realizojmë premtimet ndaj qytetarëve

Nga B.M
600 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kërçovë, 15 maj, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot nga Kërçovë se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e komunës, duke theksuar se tashmë kanë nisur të shihen rezultatet e para pas, siç tha ai, viteve të stagnimit.

Mickoski vlerësoi se në Kërçovë po realizohet një agjendë ambicioze zhvillimore dhe shprehu bindjen se projektet e nisura do të përfundojnë me sukses.

“Po ndërtohet dhe po zhvillohet, po i përmbushim premtimet e dhëna para kërçovarëve. Nga kjo që mund të shohim, bëhet fjalë për një agjendë mjaft ambicioze dhe jam i bindur se të gjitha këto projekte të nisura edhe do të përfundohen”, deklaroi Mickoski.

Ai falënderoi kryetarin e komunës, këshilltarët komunalë dhe administratën lokale për angazhimin në realizimin e projekteve, duke theksuar se bashkëpunimi mes pushtetit lokal dhe atij qendror është kyç për zhvillimin e komunës.

Kryeministri po ashtu falënderoi ministrat dhe deputetët që ishin të pranishëm gjatë vizitës, duke veçuar ministrin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, si dhe zëvendësministrat në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrinë e Administratës Publike.

Sipas tij, deputetët nga rajoni po japin kontribut maksimal për sigurimin e sa më shumë projekteve për Kërçovën.

“Si Kryetar i Qeverisë, ashtu si deri më tani edhe tani e tutje do t’i mbështes të gjitha këto iniciativa që vijnë nga Komuna e Kërçovës”, theksoi Mickoski.

Ai shtoi se Qeveria do të vazhdojë me realizimin e projekteve dhe premtimeve të dhëna ndaj qytetarëve të Kërçovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër