Reagimi i djalit të Thaçit pas deklaratave përmbyllëse në Hagë: Faleminderit që na mbështetët dhe nuk heshtët

Nga D. V.
885 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, një ditë pas deklaratave përmbyllëse në Gjykatën Speciale, i ka falënderuar të gjithë ata që iu qëndruan pranë.

Endriti ka falënderuar edhe institucionet dhe mediat që nuk heshtën.

“FALEMINDERIT! Këto vite ishin të vështira për familjen tonë. Faleminderit secilit që na qëndroi pranë: miqve, qytetarëve, institucioneve, avokatëve dhe mediave që nuk heshtën. Respekt pa fund!”, ka shkruar Endrit Thaçi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër