Reagon djali i Jakup Krasniqit: Rezistenca nuk mund të kriminalizohet

Nga admin
438 e lexuar
A+A-
Rivendos

Altin Krasniqi, djali i ish-komandantit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka reaguar fuqishëm pas kërkesës së Prokurorisë së Dhomave të Specializuara për 45 vjet burg për krerët e UÇK-së, duke e konsideruar këtë si një përpjekje për kriminalizimin e rezistencës shqiptare gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Prokuroria do ta kishte më të lehtë dhe më të sinqertë të deklaronte hapur se shqiptarët duhet të rrinin duarkryq, të pranonin vrasjen, përdhunimin dhe trajtimin çnjerëzor, sesa të guxonin të luftonin për mbijetesë dhe dinjitet”, ka shkruar Krasniqi.

Ai shton se historia nuk shkruhet nga ata që u përkulën, por nga ata që refuzuan nënshtrimin.

“Një pjesë e vogël e popullit shqiptar zgjodhi rezistencën si akt të fundit mbijetese, jo si zgjedhje politike, por si domosdoshmëri njerëzore. Sot, vetë ekzistenca jonë është dëshmia më e fuqishme se ajo luftë ishte e drejtë, e pashmangshme dhe legjitime”, u shpreh ai.

Altin Krasniqi thekson se çdo përpjekje për të kriminalizuar rezistencën është akt politik dhe jo drejtësi, duke synuar rishkrimin e historisë dhe barazimin e agresorit me viktimën.

Reagimi i tij vjen ndërkohë që gjykimi ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së vazhdon në Hagë dhe seanca për deklaratat përmbyllëse është planifikuar të zgjasë deri më 18 shkurt. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër