Reali në telashe, klubi që Gvardiol është tifoz i tyre futet në garë

Nga D. V.
309 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bayern Munich po kërkon përforcime në repartin defensiv për sezonin e ardhshëm dhe emri i Josko Gvardiol po përmendet gjithnjë e më shumë si një nga objektivat kryesorë të klubit bavarez.

Sipas raportimeve nga “Sport1”, mbrojtësi kroat mund ta imagjinojë një transferim në Mynih dhe thuhet se është i hapur për t’u larguar nga Manchester City. Avantazh i madh për Bayernin mbetet fakti se 24-vjeçari është tifoz i kahershëm i klubit gjerman.

Gjatë fundjavës, legjenda gjermane Lothar Matthaus konfirmoi interesimin e Bayernit për kroatin, i cili ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Cityt në repartin defensivë.

Megjithatë, transferimi nuk pritet të jetë i lehtë. Manchester City kishte paguar rreth 90 milionë euro te RB Leipzig për kartonin e Gvardiolit, ndërsa lojtari ka kontratë deri në vitin 2028.

Gjithashtu gjiganti spanjoll Real Madridi e ka prioritet transferimin e kroatit.

Raportet në Gjermani sugjerojnë se një marrëveshje mund të arrihet për rreth 75 milionë euro.

Shkathtësia e Gvardiolit për të luajtur si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i majtë e bën atë një opsion ideal për Bayernin, duke rritur konkurrencën edhe për Alphonso Davies.

Në listën e alternativave për krahun e majtë të mbrojtjes përmendet gjithashtu edhe Nathaniel Brown i Eintracht Frankfurt.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër