Reduktim i cash-it në ekonomi, bizneset duhet të pajisen me terminale POS deri më 30 maj

Nga D. V.
363 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 prill, Zhurnal.mk – Bizneset kanë ende 37 ditë për të përmbushur detyrimin ligjor për pagesat CASHLESS përmes terminaleve për pagesa elektronike (POS/POI) në strukturat akomoduese, shërbimet e transportit dhe institucionet/shoqëritë publike, ndërsa afati për sektorin e turizmit dhe transportit është 30 maj 2026.

Për të gjitha bizneset e tjera, ky afat përfundimtar është 31 dhjetori 2026.

Ndryshimet e fundit të ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” synojnë uljen e përdorimit të parasë në dorë, formalizimin e ekonomisë dhe rritjen e transparencës në transaksionet ekonomike.

Sipas ligjit, bizneset duhet të pajisen me terminale POS, ndërkohë që kufiri i lejuar për pagesat me para në dorë ndërmjet bizneseve është ulur nga 150 mijë lekë në 100 mijë lekë, me qëllim rritjen e gjurmueshmërisë së transaksioneve dhe reduktimin e evazionit fiskal.

Ndërkohë, për transaksionet cash midis individëve dhe subjekteve të vetëpunësuara është vendosur një kufi prej 500 mijë lekësh për të kufizuar qarkullimin e parasë jashtë sistemit financiar formal.

DPT nënvizon se përmbushja e këtyre detyrimeve brenda afateve të përcaktuara do të sjellë shërbim më të shpejtë për qytetarët, më shumë transparencë dhe formalizim të aktivitetit ekonomik, duke kontribuar në modernizimin e sistemit të pagesave dhe luftën kundër evazionit fiskal.

Tatimpaguesit që nuk përmbushin këto detyrime rrezikojnë penalitete sipas legjislacionit në fuqi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër