Regjim i posaçëm i komunikacionit në Ohër me rastin e vizitës së presidentes së Indisë

Nga D. V.
760 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 korrik, Zhurnal.mk – Me rastin e vizitës së ardhshme të Presidentit të Republikës së Indisë, Drupadi Murmu, sot dhe nesër në Ohër do të jenë në fuqi masa të përforcuara sigurie dhe do të vendoset një regjim i posaçëm i komunikacionit.

Bëhet fjalë për aktivitete që synojnë sigurinë fizike dhe të komunikacionit të rrugëve, objekteve dhe lokacioneve të përfshira nga protokolli i vizitës.

Nga SPB – Ohër informojnë se për realizimin e aktiviteteve, tashmë janë vendosur kontakte dhe koordinim me shërbimet e vetëqeverisjes lokale, me personat juridikë përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve dhe rrugicave, me Fondin për veprimtari komunale, komunikacionin dhe rrugët e Komunës së Ohrit, ndërmarrjet publike dhe institucionet e tjera përkatëse.

Stacioni Policor për siguri rrugore në Ohër prej sot po zbaton intensivisht masa për sigurinë në komunikacion, kontrollin dhe rregullimin e komunikacionit, veçanërisht në bulevardin “Turistiçka”, por edhe në rrugë dhe akse të tjera ku nuk do të lejohet ndalimi dhe parkimi i automjeteve.

Siguria në komunikacion do të përfshijë rrugët kryesore, rajonale dhe lokale nga Ohri deri në Shën Naumi, rrypin mbrojtës përgjatë rrugëve, rrugët në zonat e banuara, si dhe parkingjet në zonën qendrore të qytetit dhe në pjesën e vjetër të Ohrit.

SPB në Ohër u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e nënpunësve policorë në terren, me qëllim që të sigurohet rrjedha e qetë e komunikacionit dhe siguria e të gjithë pjesëmarrësve.

Nga policia rekomandojnë që qytetarët të përdorin automjetet e tyre vetëm në raste të domosdoshme gjatë periudhës së zbatimit të masave, ndërsa nëse është e mundur, të përdorin mjete alternative të transportit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër