Rënie e numrit të të punësuarve në industri

Nga Xh M
633 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 shtator Zhurnal.mk – Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rënie e numrit të të punësuarve në industri, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rënie më e madhe u regjistrua te sektori i minierave dhe guroreve.

“Numri i të punësuarve në industri është zvogëluar për 2.6% në muajin korrik të vitit 2026 krahasuar me muajin korrik të vitit 2025”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në periudhën janar-korrik kemi më pak të punësuar për 2.8 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në repartin për prodhimin e veshjeve kemi rënie më të madhe (11.6 përqind), ndërkohë rritje më e madhe u regjistrua te prodhimi i produkteve kompjuterike (15.1 përqind).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër