Reshjet e mëdha të shiut bllokojnë rrugën në magjistralen Ferizaj-Gjilan

Nga Xh M
1,524 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjilan, 1 korrik Zhurnal.mk – Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut rruga magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Dardani, nga sasia e madhe e ujit, është e bllokuar plotësisht për qarkullimin e mjeteve.

Kështu u bë e ditur nga policia e rajonit të Ferizaj.

“Lusim shoferët e automjeteve që të përdorin rrugën alternative: nga drejtimi Ferizaj-Gjilan, të perdorin rrugën e fshatit Zllatar ndërsa nga drejtimi i Gjilanit në drejtim të Ferizajt, të përdorin rrugën Dardani-Zllatar, rruga skaj kompanisë Metali i Ri. Policia është ne vendin e ngjarjes dhe po e orienton trafikun”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër