Rexhaj: 20 sulme ndaj gazetarëve janë regjistruar deri në korrik

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 23 korrik Zhurnal.mk – Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexhaj, ka folur për përkeqësimin e lirisë së mediat.

Raporti i fundit i Misionit të faktmbledhës të Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazetareve, tregon për rënie të nivelit të lirisë së mediat në Kosovë.

Rexhaj përmendi faktorin e qasjes së partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje në raport me mediat.

Ai tha se gjyqësori vazhdon të mbetet referencë për lirinë e medias në Kosovë.

Tutje tha se deri në muajin korrik AGK ka regjistruar 20 sulme ndaj gazetarëve.

“Gjyqësori vazhdon të mbetet referencë për mbrojtjen e lirisë së medias dhe gazetareve. Deri në korrik janë 20 sulme ndaj gazetarëve, në AGK që i kemi regjistruar”, ka thënë ai.

artikuj të ndërlidhura