Rezultatet për ujin në Gostivar do të publikohen pasi të japë miratimin Prokuroria

Nga D. V.
1,248 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 korrik, Zhurnal.mk – Rezultatet e analizave të ujit në Gostivar, të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik gjatë ditës së sotme, do t’i dërgohen Prokurorisë Publike, njoftoi drejtoresha e ISHP-së, Marija Andonovska, në konferencën për media në Qeveri.

“Nuk është e rëndësishme vetëm të përcaktohet shkaku, por më e rëndësishmja është të përcaktohet përgjegjësia. Askush nuk guxon ta rrezikojë shëndetin e qytetarëve. Si Institut, ne vazhdojmë ta monitorojmë situatën epidemiologjike”, tha Andonovska.

Në pyetjen e gazetarëve për të treguar se cili është shkaku i situatës në Gostivar, ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski tha se rezultatet do të publikohen pasi Prokuroria Publike të japë pëlqimin për shpërndarjen e tyre.

“Analizat janë bërë me kërkesë të Prokurorisë dhe kur ajo të japë pëlqim që rezultatet të bëhen publike, ne do t’i publikojmë ato. Nuk duam të ndërhyjmë në hetim”, tha Klekovski, duke shtuar se ushqimi si shkak është përjashtuar”, tha Klekovski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër