Ronaldo Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit të Holandës

Nga D. V.
1,468 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ronald Koeman ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të kombëtares së Holandës pas eliminimit të saj nga Kupa e Botës.

Ju kujtojmë se “Tulipanët” u mposhtën nga Maroku në fazën e 1/16-tës të Kupës së Botës, dhe Koeman e njoftoi vendimin e tij në rrjetet sociale.

“Mbrëmë mora vendimin për t’i dhënë fund mandatit tim si trajner i ekipit kombëtar holandez”, shkroi Koeman, ekipi i të cilit u eliminua nga Maroku me penallti.

“Më dhemb që angazhimi im me Portokallinjtë po përfundon në këtë mënyrë. Ne të gjithë ëndërronim një Kupë Bote ku do të bënim histori. Nuk e arritëm këtë. Askush nuk është më i zhgënjyer se unë”.

“Si trajner, unë mbaj përgjegjësi. Gjithmonë e kam ndjerë dhe gjithmonë do ta ndiej”, tha trajneri holandez ndër të tjera.

Në Kupën e Botës, Holanda fitoi grupin me shtatë pikë nga tre ndeshje, por më pas ngeci në pengesën e parë në fazën eliminatore. Ata luajtën 1-1 me Marokun dhe u eliminuan me penallti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër