5
Një 27-vjeçar nga Ohri është arrestuar dje pranë Stacionit Hekurudhor në Shkup, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-partneres së tij 28-vjeçare dhe e ka kërcënuar.
Sipas buletinit policor, i dyshuari më pas ka sulmuar fizikisht edhe policin që kishte ndërhyrë pas denoncimit.
Ngjarja është raportuar rreth orës 15:30, ndërsa policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës.
