Rrahje në Shtëpinë e pleqëve Kumanovë

Nga Xh M
406 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kumanovë, 26 shkurt – Policia e Kumanovës ka njoftuar për një rrahje që ka ndodhur në Shtëpinë e Pleqëve në Kumanovë, me ç’rast është lënduar një asistente, e cila është dërguar me shpejtësi në Qendrën Urgjente dhe e cila është sulmuar nga dy shfrytëzues (banorë të Shtëpisë).

Sipas organeve kompetente, incidenti i këtillë, jo i zakonshëm, ka ndodhur më 24 shkurt të këtij viti, rreth orës 17:00.

Nga Qendra Urgjente në Kumanovë kanë bërë të ditur se në hapësirat e qendrës është dërguar S.C. nga Shkupi, e lënduar, e cila po ashtu qëndronte në Shtëpinë e Pleqëve në Kumanovë.

Policia ka njoftuar se ajo ka qenë e sulmuar nga dy persona, të cilët po ashtu qëndrojnë në Shtëpinë e Pleqëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër