Rrëshqitje e dheut në rrugën drejt Banjës, komuna e Tetovës apelon për kujdes

Nga admin
568 e lexuar

Tetovë, 7 janar – Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, në rrugën drejtë Banjës në Tetovë ka pasur rreshqitje të dheut.

Nga Komuna e Tetovës bëjnë thirrje që deri në stabilizimin e situatës të mos qarkullohet në rrugën drejt Banjës. Ndërkaq, shtojnë se ekipet komunale janë në terren.

“Pas një thirrje në numrin emergjent 112, njoftohet se për shkak të reshjeve të shiut ka përsëri rrëshqitje të dheut në rrugën drejt Banjës.

Qytetarët lutën të mos qarkullojnë në këtë zonë deri sa situata të stabilizohet.

Ekipet komunale janë në terren dhe po e ndjekin situatën nga afër”, njotojnë nga Komuna e Tetovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër