Rrezarta Krasniqi i reagon Abdixhikut: Fajtoren për rezultatin e vitit 2020 e kandidove për Presidente

Nga D V
877 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 2 shtator, Zhurnal.mk – Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas deklaratave të tij të fundit pas refuzimit të gjashtë deputetëve të LDK-së për të votuar kandidatin e propozuar për president, Bekim Sejdiu.

Krasniqi ka komentuar në postimin e Abdixhikut, duke e kritikuar për vendimet e tij politike dhe duke iu referuar rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e vitit 2020.

“Fajtoren për rezultatin e vitit 2020 e kandidove për Presidente dhe marrëveshjen me Albinin po e bën për këshilltarin e saj. Dritë do të ketë”, ka shkruar Krasniqi.

Reagimi i saj vjen pas deklaratave të Abdixhikut se LDK-ja nuk kishte pasur marrëveshje qeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje dhe se zgjedhjet e reja nuk kishin qenë pjesë e agjendës së LDK-së.

Krasniqi, përmes këtij komenti, ka vënë në pikëpyetje qëndrimet e kryetarit të LDK-së, duke rikthyer në vëmendje përplasjet dhe zhvillimet e brendshme në partinë e drejtuar nga Abdixhiku.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër