Rrëzohet aeroplani në Francë, humbin jetën 11 persona

Nga Xh M
1,271 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Paris, 28 qershor Zhurnal.mk – Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën pasi një avion civil u rrëzua në qytetin Tomblaine në Francën verilindore, sipas autoriteteve lokale.

Mes viktimave janë piloti dhe 10 pasagjerë, përfshirë pesë studentë dhe pesë instruktorë, kanë bërë të ditur zyrtarët lokalë.

Avioni, i cili i përkiste një shkolle parashutizmi, ishte ngritur nga aeroporti Nancy-Essey para se të rrëzohej, shkruan BBC.

Policia ka bërë thirrje që qytetarët të shmangin zonën përreth aeroportit në departamentin Meurthe-et-Moselle.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Francës është nisur drejt vendit të ngjarjes, ka bërë të ditur ministria e Brendshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër